E rëndë në Durrës/ 39-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, për ҫfarë dyshohet

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 39-vjeçar, është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, në lagjen nr.7.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. Sh., i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.12.2023 11:15