E rëndë në Durrës, 34-vjeçarja goditet me thikë nga familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e some në Durrës, ku një grua ëhstë goditur me thikë.

Sipas informacioneve të para, rreth  orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga familjarë të saj.

34-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje


Shtuar 1.10.2023 22:34