Policia kë vënë në pranga një 47-vjeçar në Bilisht pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.
Babai e ka tërhequr për flokësh, gjatë pyetjeve në prani të psikologut rezultoi që kishte abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com