E rëndë! Ndërron jetë foshnja 3 muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje në Has. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një foshnje vetëm 3 muajshe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Paraprakisht, dyshohet se foshnja ka vdekur nga asfiksia.

Burime bëjnë me dije se nëna e foshnjes ishte me probleme të shëndetit mendor dhe jetonte e vetme me vajzën e porsalindur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Has/ Informacion paraprak

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës. /albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 10:13