E rëndë/ Mbytet gomonia me emigrantë, 61 të zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Mesdheut, ku një gomone e cila vinte nga Zëara është mbytur në brigjet e Libisë, duke bërë që 61 persona që ishin në bord të zhduken.

Gomonia me 86 emigrantë në total, është mbytur në brigjet e Libisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga “International Organization for Migration”, organizata ndërkombëtare e emigrantëve.

Zëdhënësi i organizatës, Flavio Di Giacomo, përmes një postimi në rrjetin social “X”, shtoi se “mbi 2250 njerëz kanë humbur jetën në Mesdheun qendror këtë vit. Një numër që për fat të keq tregon se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar jetë në det”, shkruan ai.

Alarmi i parë u dha nga qendra e kërkim-shpëtimit në Romë me kërkesë të rojes bregdetare libiane.

Anija Ocean Viking të SOS Mediterranee, kishte arritur të shpëtonte 26 emigrantë duke i grumbulluar në bordin e një varke të vogël.

Më pas, anija mori urdhër të kthente kursin e saj drejt Italisë me destinacion portin e Livornos.

Të mbijetuarit u kthyen në Libi. Në portin e Tripolit ata deklaruan se fillimisht në gomone ishin  86 persona.


Shtuar 17.12.2023 08:43