Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli të Italisë, ku një ish -polic ka ekzekutuar gruan e tij, e mës pas veten.
Siç raportojnë karabinierët, 55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni, e më pas është ngujuar në shtëpi ku ka vrarë gruan e tij 48-vjeçare, dhe më pas u vetëvra.
Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.
Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.
Karabinierët, me një operacion special, rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur.