E RËNDË/ Ish-i dashuri i mitur shpërfytyron me thikë 12-vjeçaren

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Napoli, teksa një i mitur ka sulmuar me thikë një vajzë 12-vjeçare.

Sulmi ndodhi në Montesanto në orën 1 të mëngjesit, ndërsa karabinierët janë vënë në gjurmët e autorit, që është po ashtu i mitur. Vajza që do të mbushë 13 vjeç më 30 korrik, u transportua në spitalin Pellegrini në Pignasecca.

“Ajo po humbte shumë gjak, kush e plagosi mund ta vriste”, thonë nga qendra shëndetësore.

Ai që e ka goditur minorenen duket se e ka bërë qëllimisht me dëshirën për ta shpërfytyruar atë me një prerje të thellë në faqe të shkaktuar nga një thikë. Vajza është operuar dhe prognoza e parë është se dëmtimi i fytyrës do të jetë i përhershëm.

Megjithatë, hetimet duket se kanë marrë një drejtim të saktë, sepse hetuesit janë në kërkim të ish-të dashurit të 12-vjeçares. Do të ishte ai, sipas asaj që tha vajza, që e kishte goditur.

Sulmi nisi në Montesanto, me fyerje dhe kërcënime. Më pas ajo goditje në fytyrë me dhunë të paparë nga ish i dashuri, vetë i mitur. Sipas disa dëshmitarëve, dymbëdhjetë vjeçarja ishte duke ecur nëpër rrugët e lagjes pavarësisht orës së vonë. Ajo u takua me ish të dashurin e saj dhe për arsye të paqarta ende, mes të dyve filloi një diskutim dhe më pas kulmoi me goditjen me thikë. Fakti që episodi ndodhi në afërsi të spitalit evitoi pasoja më të rënda.