Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në e San Vicentes në Ekuador, ku kryebashkiakja Brigitte Garcia, dhe një këshilltar, u gjetën të vrarë në një makinë.
Ajo është zyrtarja e fundit e zgjedhur që u vra në Ekuador. Ajo u ekzekutua në mes të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur nga qeveria e Daniel Noboa për të luftuar bandat kriminale.
Kryebashkiakja Brigitte García, së bashku me një anëtar tjetër të qeverisë lokale të San Vicente, që ndodhet në provincën e Manabí në rajonin lindor të vendit, u qëlluan për vdekje.
Sipas policisë ekuadoriane, të dy trupat u gjetën të pajetë brenda një automjeti, teksa ishin qëlluar me armë zjarri.
Brigitte García, ishte një politikane e re 27-vjeçare, anëtare e partisë Revolucioni Qytetar, me ideologji socialiste.
Ekuadori po lufton me bandat e armatosura, të cilat janë të angazhuara në trafikun e drogës dhe veprojnë kryesisht në bregdetin e Paqësorit të vendit.
Në këtë rajon, banda të ndryshme po luftojnë me qeverinë për kontrollin e qytetit të Guayaquil.
Që nga janari 2024, pas arratisjes së liderit të bandës Los Choneros, Presidenti Daniel Noboa, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi ndihmën e Forcave të Armatosura të Ekuadorit, për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, në luftimin e bandave të armatosura.