Dy vajza të mitura në veri të Indisë janë gjetur të varura në pemë.
Lidhur me ngjarjen, policia në veri të Indisë ka arrestuar gjashtë persona.
Ata dyshohen si të përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e dyshuar të dy vajzave të mitura, të cilat u gjetën të varura në një pemë, thanë sot zyrtarët lokalë.
Trupat e dy vajzave, të moshës 15 dhe 17 vjeç , u gjetën sot në lagjen Lakhimpur Kheri në rajonin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, sipas policisë lokale.
“Katër nga të akuzuarit i joshën vajzat në një fushë dhe i përdhunuan”, u tha gazetarëve Sanjeev Suman, një zyrtar i policisë lokale .
Është duke u zhvilluar një hetim i plotë mbi incidentin, tha Suman, duke shtuar se hetimet fillestare tregojnë se vajzat u mbytën me një shami dhe u varën në një pemë pasi u përdhunuan.
Dhuna kundër grave, veçanërisht ato nga kastat e ulëta, është një fenomen në Indi.
Familjet e viktimave i thanë policisë se dy vajzat u rrëmbyen nga burrat me motoçikleta, u përdhunuan dhe më pas u vranë.
These #Communists displays d #caste with much fun & fare if victim is #Dalit.Will they display the #religion of the Criminals?They r dividing the society 4 their ideology & hatred #LakhimpurKhiri @RanaAyyub @khanumarfa @bainjal @sakshijoshii @ravishndtv https://t.co/IoSii0fVvp
— Homo Sapien (@homo_sapien007) September 15, 2022