Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, shtetasen J.E 37-vjeçe.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.