E RËNDË/ 24-vjeçari vret të ëmën në Përmet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet.

Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”,  dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 3.06.2023 21:44