E rëndë, 23-vjeçari shqiptar vritet në Itali, arrestohet autori (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 23-vjeçar nga Shqipëria është vrarë me armë zjarri.

Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçcari shqiptar është qëlluar për vdekje me shtizë për gjuetinë e peshkut nga një algjerian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Sirolos në Ancona pranë hyrjes së një parkingu.


Raportohet se sherri i nisur para parkingut ka qenë shkëndija që çoi në vrasje.

I riu shqiptar ka ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga algjeriani. Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks nga algjeriani.

Ky i fundit ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë. Pas dy orësh kërkime policia italiane ka arritur të arrestojë autorin i cili do merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.08.2023 23:18