“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mbetet mister vrasja e Alfons Kolës në Itali nga bashkëatdhetari, çfarë u tha autori hetuesve

Një ngjarje e rëndë trontiti Italinë në mesjavë, ku protagonistë ishin dy shqiptarë. 52-vjeçari Petrit Gega vrau bashkëatdhetarin e tij Alfons Kola 33-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë.

Autori i vrasjes ka dhënë dëshminë  etij para hetuesve italianë. Gega, i cili u arrestua pak kohë pas vrasjes, mësohet se ka dhënë versionin e tij të fakteve, megjithatë mediat italiane shkruajnë se detajet janë të rezervuara.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të jetë shprehur avokatja e 52-vjeçarit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 33-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.


Shtuar 4.06.2023 20:48