Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një park në Selanik, ku një 19-vjeçare shqiptare është sulmuar me thikë nga një burrë.
Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.
Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.
Sakaq, sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.