Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Gjermani, ku një 18-vjeçare është vrarë me armë nga një bashkëmoshatar.
Mediat gjermane raportojnë se 18-vjeçarja dhe autori i krimit dyshohet se kanë qenë në një lidhje së bashku.
Menjëherë pas krimit 18-vjeçari është larguar, por arratisja e tij ka zgjatur pak, pasi është arrestuar nga policia.
Shkolla është evakuuar menjëherë pas ngjarjes dhe zona është rrethuar nga forca të forta policie.
Ky është një tjetër krim i rëndë në Gjermani, pas atij nëntorin e kaluar, ku një nxënës 15-vjeçar qëlloi me armë një bashkëmoshatar./albeu.com