E reja ndërroi jetë 4 ditë pasi lindi fëmijën, reagon materniteti “Koço Gliozheni”: Gjendja u rëndua shpejt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e re ndërroi jetë 4 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Këta të fudit kanë reaguar në lidhje me vdekjen e 30-vjeçares, duke thënë se e reja nuk kishte referuar asnjë patologji shoqëruese dhe se lindja shkoi mirë.

Ajo ka dalë nga spitali 48 orë pas lindjes dhe disa ditë me vonë ka shkuar sërish me dobësi trupore.

Reagimi:

Materniteti “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.
30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.
Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.
Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes. /albeu.com


Shtuar 1.02.2023 13:23