E quajti tradhtar, Basha: Më është dyfishuar dhimbja nga gjuha që ka përdorur Berisha

Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha ka komentuar reagimin e Sali Berishës pas përjashtimit nga grupi parlamentar.

Basha tha se ndjen dhimbje të dyfishtë nga gjuha që ka përdorur Berisha.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin për Berishën. Konsideratën për të e kam shprehur dje. Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha që ka përdorur Berisha. Shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të fokusohemi tek armiku që është regjimi i Edi Ramës”, tha Basha.

Në lidhje me pazaret me Ramën, Basha i është përgjigjur Berishës duke thënë: “Shpreh keqardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timin të PD dhe shqiptarëve të Edi Ramës i kam dëgjuar të artikuluara nga goja, vlerësimin për të cilin e kam dhënë dje dhe sot. PD nuk ka rrugë tjetër vecse e bashkuar për t’i prirë për shqiptarët dhe Shqipërinë”./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 18:50