E pret por më pas futet me gjith top në rrjet, sa i pafat është portieri i Fenerbahces (VIDEO)

Fenerbahce mori një fitore ndaj Gaziantep me shifrat 2-1 në shtëpi, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte gafa e portierit Altay Bayindir.

Gardiani i Fenerbahces pësoi një gol vërtet të çuditshëm. Alexandur Maxim ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë shumë të zgjuar, duke goditur poshtë murit, por Altay Bayindir reagoi mjaft mirë duke e pritur topin, edhe pse kishte pamje të kushtëzuar.

Këtu ndodh e papritura. Në momentin që Bayindir merr topin shtrihet dhe e shtyn paksa afër këmbës së tij. Pikërisht kjo ishte gafa e portierit, pasi në atë moment topi kaloi vijën fatale dhe u akordua gol për Gaziantep. Vërtet e çuditshme, të bësh një pritje të tillë dhe ta fusësh topin po vetë në portën tënde.


Shtuar 13.04.2021 18:59