E përplasën me makinë e më pas e tërhoqën brenda automjetit, dinamika e rrëmbimit të 22 vjeçarit shqiptar në Francë

Një 22 vjeçar shqiptar u rrëmbye në Francë nga persona të paidentifikuar më 18 janar.

Ngjarja ndodhi në Riom (Puy-de-Dome). Ai ishte banor i Lempdes dhe për të u hap një hetim gjyqësor.

Sipas hetimit, të gjitha mundësitë të çojnë drejt një rrëmbimi të mundshëm.

Sipas deklaratave të prokurorit publik, Éric Maillaud, të transmetuara nga France 3, dy makina do të ishin përplasur në qytet.

Dëshmitarët më pas thonë se njëri nga drejtuesit është futur në automjetin tjetër. Do të ishte një banor i Lempdes, i cili përdorte makinën e të atit. Që atëherë i riu me origjinë shqiptare nuk është gjetur më./albeu.com/


Shtuar 20.01.2022 19:16