Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.
Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit, Fiona e shpeh përmallimin për të atin edhe në rrjetet sociale.
Ajo publikon herë pas here foto me Bujar Nishanin.
Të lidhura
None found
Edhe së fundmi ajo ka ndarë një nga fotot që nuk e kishim parë më parë, kur Nishani ishte në krye të detyrës, si Presidet i vendit.

Ditë më parë, ajo ndau një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të.
“Ende nuk mbushem me frymë”, shkruante Fiona përmbi foto tepër e prekur./albeu.com/

