Në Vlorë, pronari i një hoteli luksoz përmes një postimi në Facebook, ka treguar një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur. Në hotelin e tij është martuar një Italian me një shtetase shqiptare, si dhe ai bashkë me miqtë janë akomoduar për një javë aty. Deri këtu duket gjithçka në rregull, por pronari shkruan se italiani kishte paguar të gjithë shpenzimet me çek të flasifikuar.
“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!
Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!”, thuhet në postimin e hotelit./albeu.com