E papritur, djali i Fredi Belerit bën lëvizjen e bujshme pasi i ati ndodhet në burg për blerje votash

Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për bashkinë e Himarës. Kështu deklaroi sekretari i “Omonias” Marin Suli.

Në një intervistë televizive, Suli tha se do të jetë pikerisht i biri i tij ai që do të “vijojë betejën” e të atit.

“Një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit, por me një artificë ligjore… të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, -tha Suli.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet i partisë së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, ndërsa ndodhet ende në burgun e Fierit, i akuzuar për blerje votash ne zgjedhjet e fundit.


Shtuar 18.06.2024 18:24