E pabesueshme: Ishte gjithçka e mbyllur, Sergio Conceicao nuk firmos me Napolin, ja alternativat për stolin

Sergio Conceicao nuk do të jetë trajneri i Napoli-t sezonin e ardhshëm, sipas Sport Mediaset.

Dukej gjithçka e mbyllur, por palët duket se kanë patur mosmarrëveshje për kontratën dhe kryesisht për mungesën e kualifikimit të skuadrës në Champions League.

Në Portugali janë të sigurt se Porto do t’i ofrojë një rinovim dyvjeçar trajnerit.

Alternativat e Napoli-t tani janë Luciano Spalletti, Simone Inzaghi, Ivan Juric dhe Vincenzo Italiano.

Shtuar 25.05.2021 07:05