E mbani mend serialin “Lule të Vetmuara, nga një telenovelat turke që ka mbajtur shqiptarët lidhur pas ekranit. Seriali tregon historinë e disa vajzave jetime, ku persona kryesor është Ejlyli. Mirëpo një nga vajzat që ka fituar dashurinë e publikut shqiptar ishte dhe Songyli.
Në serial, ajo shfaqet një vajzë çamarroke dhe gjaknxehtë, mirëpo në jetën reale është e kundërta.
Songyl është e martuar dhe është nënë e një djali. Emri I saj i vërtetë është Gokçe Akyildiz dhe është 29 vjeçe.
Ajo u njoh me bashkëshortin e saj Mustafa Ozygurt gjatë xhirimeve. Çifti u martuan në 2017 dhe një vit më vonë u bënë prindër. Djalin, çifti turk, ia ka vënë emrin Omer.
Nga fotot që ajo poston në rrjete sociale, duken një familje e përkryer dhe Songyl një nënë e dedikuar.