E njëjtë me një skenë filmi, grabitësit marrin 20 mijë dollarë në mes të ditës (VIDEO)

Një grabitje që ngjanë fiks me një skenë filmi ka ndodhur në Manhattan, ku grabitësit kanë arritur të rrëmbejnë 20 mijë dollarë dhe të largohen me shpejtësinë e erës.

Grabitësit në mënyrë të organizuar pritën një makinë të ofrohet pranë tyre dhe i bënë pritë, në mes të ditës dhe në pikun frekuentimit të mijëra qytetarëve të Neë Yorkut.

Nën kërcënimin e armës grabitësit i morën paratë një personi që qëndronte brenda një makine tip “Toyota Rav-4” dhe u larguan, ndërsa grabitësit ishin me një Mercedes të zi, duke tmerruar kalimtarët e çastit./albeu.com