E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn viziton Spitalin Amerikan 3, pritet nga Kryetari i Bordit Klodian Allajbeu

Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës Amerikane është mirëpritur ditën e sotme në Spitalin Amerikan 3 nga Dr. Klodian Allajbeu, Kryetar Bordi dhe Mario Karaj, CEO I Spitalit Amerikan.
Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.
Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqeruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka sherbyer si katalizator Jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shendetsor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.
Nancy VanHorn vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendren STROKE dhe takoi ekipin mjeksor për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.
Dr. Allajbeu i prezantoi gjithashtu historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare.
Në takim u diskutua edhe për Turizmin Mjekësor  që është kthyer në një trend në rritje dhe pritet të zhvillohet akoma më shumë jo vetem nga pacientet Italian e angleze por edhe ata amerikane.


Shtuar 20.11.2024 17:15