E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në Presidencë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.

Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb. Takimi në fjalë vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama, dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki.

Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave.

Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Sakaq, Rama ka shpallur kandidaturën e PS për Tiranën, duke ia besuar garën Ogerta Manastirliut.


Shtuar 1.10.2025 09:48