E moshuara harroi gjellën në zjarr, shkrumbohet banesa në Lushnjë

Një banesë në Lushnjë është djegur plotësisht.

Shkak është bërë zjarri i bombolës, të cilin e moshuara që jetonte aty, e kishte harruar ndezur, ndërsa po gatuhej gjella.

Ngjarja ka ndodhur në pallati 5 katësh në qendër të Lushnjes pranë shtëpisë muze të Kongresit.

E moshuara ndodhej jashtë banesë kur kjo e fundit është përfshirë nga flakët, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë ata që të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.


Shtuar 1.09.2023 14:08

Tags: ,