E mitura bie nga kati i katërt i banesës në Sarandë, do të transportohet te “Trauma”

 

Gjatë orëve të mesditës së sotme një 11 vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës.

Mësohet se e mitura do të transferohet në spitalin e Traumës.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com