E mbështjellë me batanije, foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në një shportë (FOTO LAJM)

Një fëmijë i porsalindur u gjet nga policia italiane në një shportë në Via Rametta në Catania.

Fëmija u gjet i mbështjellë me një batanije.

Gjendja e tij shëndetësore vlerësohet e mirë nga mjekët që e kanë ekzaminuar.

I porsalinduri u gjet nga karabinierët e njësisë radio-lëvizëse të Catanias, të cilët ndërhynë pasi një kalimtar raportoi në qendrën e operacioneve komanduese. Shporta me fëmijën ishte në një zonë të populluar të qytetit pas një muri të rrënuar.

Zona është e aksesueshme nga kushdo. Karabinierët e gjetën foshnjën duke qarë. Pas ekzaminimeve në spital, foshnja u dërgua  në repartin e Neonatologjisë ku do të qëndrojë nën vëzhgim.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e nënës dhe Zyra e Prokurorit Publik të Katanias ka hapur një hetim lidhur me këtë rast./albeu.com/