“E mbaj unë burgun”, pronari i “shtëpisë së barit” në Shijak kyç gojën para hetuesve, në vëzhgim 6 anëtarë të një organizate kriminale

Në foto Selman Krasniqi, personi i shpallur në kërkim 

Ditën e djeshme policia e Durrësit doli në një konferencë për mediet dhe bëri me dije se ka finalizuar operacionin “Krahët e krimit.”

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një shtëpi bari dhe një arsenal armësh në shtëpinë e dy vëllesërve, Fredi dhe Selman Krasniqi.

Fredi Krasniqi u arrestua, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim.

Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë. Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, të cilët po mbahen në vëzhgim, identiteti i të cilëve mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.

Albeu.com mëson se e janë sekuestruar aparatet celulare të të arrestuarit Fredi Krasniqi për të zbërthyer komunikimet e tij, për të shkuar drejt zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup.

Ai nuk rrëfyer asgjë pas marrjes në pyetje, teksa burimet bëjnë me dije se e vetmja gjë që ka pohuar ka qenë: E mbaj burgun! duke refuzuar të tregojë mbi pjesëtarë të tjerë të përfshirë. Gjithashtu, armët e gjetura brenda banesës janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe shpresat e hetuesve janë fokusuar tek përgjigjet e ekspertizës.

Në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç është shpallur në kërkim.

Çfarë u sekuestrua në ‘shtëpinë e barit’
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak.

/Albeu.com.


Shtuar 25.01.2023 12:30