E la në fund të listës dhe nuk fitoi mandat, Rama flet për Pandeli Majkon: Më vjen keq!

Për herë të parë kryeministri Edi Rama foli për mbetjen e Pandeli Majkos, jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Rama u shpreh se ndjen keqardhje të madhe duke shtuar se nëse do të ishin të sakta fletet e pavlefshme, Majko do të ishte në Kuvend.

“Më vjen shumë keq dhe më shumë për ata vota të pavlefshme pasi nëse do të ishin të vlefshme edhe Pandeli Majko do të ishte në Kuvend…”- tha Edi Rama.

Rikujtojmë se PS ka marrë 18 mandate në Tiranë ndërkohë Majko deri tani është në shifrat e 5000 votave në këtë qark duke e bërë të pamundur futjen në Kuvend.  /albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2021 22:52