Më herët kemi raportuar se lideri rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do t’i nënshtroheshin sanksioneve të BE-së. Tashmë është konfirmuar.
BBC raporton se u janë ngrirë asetet, dhe jo ndalimi i udhëtimit.
Më shumë detaje për asetet që mund të preken nuk dihen. Po ashtu nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka pasuri në BE.
“Më lejoni të flas se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Kujtojmë se pak minuta më parë, BBC raportoi se Britania e Madhe do të bëjë një lëvizje të ngjashme, por nuk e dihet kur dhe nëse Britania e Madhe do të shkojë më tej se BE./albeu.com