E kapi korrenti, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Një 60 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali paso ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Savignano të Italisë ku viktima Zaim Qoshja, i cili po rregullonte një zgjatues në shtëpinë e tij e zuri korrenti.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Qoshja kishte emigruar drejt Italisë në vitin 1998 dhe kishte punuar si murator. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.


Shtuar 28.06.2021 10:45