“E ka për detyrë”, Bardhi ftesë Bashës: Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejën bashkë me ne

Gazment Bardhi në një prononcim për mediat pas mbledhjes me deputetët është shprehur se Parlamenti ka rregulla dhe kush i shkel ao për të krijuar në opozitë të rreme merr përsipër pasojat.

“Ka një rregullore të qartë të parlamentit. Sa kohë ka rregulla të shkruara ato duhet të zbatohen. Kush merr përsipër të shkelë rregullat për të krijuar opozitë të rremë në parlament, duhet të marrë përsipër pasojat. E kuptoj që interesi i maxhorancës do të ishte që dikush që për një vit e gjysmë nuk ka qenë në parlament të jetë.
Taulant Balla e ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të opozitës, i ka vënë punonjës garde për ta ruajtur. Prokurorëve që iu rrezikohet jeta nuk sigurohen, ndërkohë që Bashës i ka vënë punonjës garde. Opozita është e fokusuar në betejë me Edi Ramën”, tha Bardhi.

Gjithashtu, Bardhi është shprehur se propozimet e Lulzim Bashës për vetting në politikë dhe president të zgjedhur nga populli nuk kanë lidhje me Reformën zgjedhore.

Ai i bëri ftesë Bashës që të “bëjë betejë bashkë me në Parlament”, duke shtuar se “paguhet për të bërë opozitë”

“Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore.

Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve.

I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draf në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në

Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyrë.”, tha Bardhi.