E hoqën nga puna, rikthehet në kompani dhe qëllon me armë punonjësit, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një ish-punonjës është rikthyer në kompaninë në Athinë, pasi e pushuan nga puna dhe ka qëlluar me armë.

Raportohet se nga të shtënat me armë ka 1 viktimë dhe dy të plagosur, ndërsa policia greke ka shkuar në vendngjarje.

Autori ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet.