E hëna është e Milanit, ekipi do të lëvizë nëpër qytet dhe rrugët do të jenë me tifozë

Pasi fitoi Scudetton në fushën e Sassuolos me rezultatin 0-3, Milan ka planifikuar festën me tifozët në Milano. Gjithçka do të ndodhë sot, të hënën, më 23 maj. Takimi me tifozët kuqezi është caktuar rreth orës 18:00 në Casa Milan, më pas skuadra do të nisë një mini-udhëtim në qytet me një autobus të hapur.

Kampionët e Serie A do të kryejnë një paradë festive që do të kalojë nëpër Piazza Gino Valle, Viale Traiano, Viale Scarampo, Viale Serra, Viale Certosa, Piazza Firenze, Corso Sempione, Via Canova, Viale Militon, Via Moliere, Viale Alemagna, Via Paleocapa, Piazzale Cadorna, Foro Buonaparte, Via Cusani,Via Broletto, Piazza Cordusio, Via Orefici dhe do të përfundojë në Piazza del Duomo./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.05.2022 15:49