E FUNDIT/ “Zonë e kuqe”, Gledi Nano zbulon vendin ku do të ndërhyjë policia

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i kërkoi mësuesve, nxënësve dhe kryepleqve të fshatrave të Krujës që të informonin policinë për çdo rast të konstatimit të mbjelljes apo shitjes së kanabisit në këtë zonë.

Nano e quajti zonën në fjalë si një zonë “të kuqe” sa i përket këtij aktiviteti ilegal.

Ai tha se institucionet duhet të bashkëpunojnë kundër këtij fenomeni tepër të përhapur në malësinë e Krujës, ndërsa theksoi se policia është e angazhuar në të gjithë vendin.

“Policia e Qarkut Durrës ka të dhëna që malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja janë zona me rrezik të lartë për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të shmagur këtë duhet një ndërhyrje nga shteti dhe qytetarët”, tha ai.


Shtuar 10.03.2022 14:44