E FUNDIT/ Zjarr në një banesë në Durrës

Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 23:05

Tags: ,