Yuri Kim mbërrin në Kuvend, takim me Lindita Nikollën

Pas votimit të kabinetit dhe programit qeverisës, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku pritet të takohet me kryetaren Lindita Nikolla.

Kujtojmë se sot në mëngjes herët u votuan ministrat e rinj dhe programi qeverisës me 77 vota pro, 53 kundër dhe një abstenim.

Seanca maraton nisi ditën e djeshme në orën 10:00 dhe përfundoi mëngjesin e sotëm./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 11:37