Vuçiç dhe Zaev mbërrijnë në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë mbërritur në Pallatin e Brigadave ku  janë pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ardhja e tyre ishte parashikuar në orën 09:00, por për arsye që ende nuk dihen Vuçiç dhe Zaev u vonuan, ndërsa Rama për rreth 10 minuta i ka pritur jashtë, në të ftohtë.

Agjenda e ditës së dytë të samitit  “Open Balkan”:

09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)

09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)

Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

09.30 – Seancë Plenare

I pari që merr fjalën:

Kryeministri Edi Rama

Presidenti serb, Aleksandar Vučić

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,

Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic

Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez

Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:

Ines Muçostepa, Antoni Peshev,

10.30 – Pushim

10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur

11.30 – Ceremonia e nënshkrimit

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal

Paneli:

Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania

Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca

Presidenti serb, Aleksandar Vučić

Branislav Nedimović

Siniša Mali

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Dimitar Kovacevski

Trajan Dimkovski

Ines Muçostepa

Në seancë marrin pjesë edhe:

Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur

14.00 – Dreka zyrtare

16.00 – Nisja e delegacioneve./albeu.com