Vritet oficeri i Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha gjendet pa jetë brenda një kanali

Efektivi i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha është gjetur pa jetë brenda një kanali në zonën e Ishull Lezhës.

Mëngjesin e sotëm, oficeri i Krimeve është gjetur pa shenja jete, me plagë plumbi në trup. Ende nuk dihen detaje lidhur me vrasjen e ndodhur, ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim as nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen.

U gjet i pajetë në kanal, zbulohet emri i policit të vrarë në Lezhë, efektivi merrej me zbardhjen e krimeve të rënda.

Saimir Hoxha është efektivi i policisë së Shtetit që u gjet i vrarë në një kanal në Ishull Lezhë. Siaps informacioneve, bëhet me dije se Hoxha ishte angazhuar në hetimin e disa vrasjeve të bujshme.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 11:14