Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së Tiranë, Mexhit Picarin.
Lajmin e ka dhënë vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi.
“Është vrarë një person që ka qenë në proces divorci me ish-bashkëshorten e tij. Si rezultat i kontrolleve të shpejta, u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në Policine e Tiranës. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për “Dhunë në familje”. Gjatë kësaj ngjarje është plagosur dhe avokati”, tha Jaupi./albeu.com