Ndërkohë që kryetari i Levizjes BESA ka denoncuar të zhdukur deputetin Kastriot Rexhepi, ky i fundit është bërë i gjallë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rexhepi bën me dije se është mirë dhe i sigurt por nuk mohon kërcënimet që ka marrë duke kërkuar kohë që të zbulojë ku është dhe situatën që ndodhet.
Deklarata në Facebook:
Të nderuar qytetarë fillimisht ju falenderoj për mbështetjen, siguria dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit tonë duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne.
Kryetari kasami nuk ka nevojë të shqetësohet për mua, jam në vend të sigurt dhe në anën e duhur, me shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e tjerët që kërkojnë paqe liri dhe demoikraci.
Jam me BE, NATO dhe jo me qarqet anti-shqiptare. Këtë po jua them me ndërgjegje të plotë, dhe sapo të ka kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem para mediave dhe do t’i sqaroj të gjitha.
Cdo herë do të angazhohem për lirinë e shprehjen, lirinë në vendimarrje që janë virtyre të shoqërisë demokratike. /albeu.com/