Tronditet ende pa u gdhirë Tirana, 42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me doje se një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Policia bën me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/