Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/