Tmerr në Tiranë! Qytetari plagos me thikë shoferin e shkollës në sy të nxënësve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një shofer të një furgoni që transporonte nxënës ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjaja ka ndodhur këtë mesditë para dyerve të shkollës”Fan Noli”. Burimet bëjnë me dije se shoferi i furgonin po ngjiste në mjet nxënësit e shkollës por bllokimi i rrugës ka revoltuar drejtuesin e një mjeti luksoz.

Ky i fundit ka kërkuar që t’i lironin rrugën por pas kundërshtimeve ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar drejtuesin e furgonit dhe një shtetas tjetër.

Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë bërë dhe nxënësit e shkollës. Autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij dhe nuk është prangosur.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.11.2021 14:01