Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vlorë, në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se nuk ka të lënduar, pasi personi që dispononte armën ka qëlluar në ajër.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mësohet se sherri ka ndodhur pas një debati për vend parkimi.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.