Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Shkodër. Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një lokali, por fatmirësisht muk ka mbetur asnjë i lënduar. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë dhe ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com