Të shtëna me armë në Fier, 30-vjeçari qëllon drejt një biznesi

Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Fermë- Çlirim, në afërsi të Fierit.

Policia thotë se rreth orës 15:30, Geraldo Mahmuti, 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 24.12.2023 16:29